KĖSHILLIMORE MULTIKULTURORE PER NJEREZIT NE EMIGRIM
Parathënie
Mapesbury Clinic është një skemë pioniere e projektuar
për të ofruar një këshillim të kompletuar dhe shërbim
psikoterapie për refugjatet dhe azil kërkuesit. Këshillimi
dhe psikoterapia janë të mundësuar prej praktikuesve të
kualifikuar dhe kursantëve të advancuar të cilët i përkasin
kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme, shumica e të cilëve
kanë qenë vetë refugjatë.
Shërbimi i Klinikës gjithashtu ofron mundësi vend praktikimi
nëpër klinika me trajnim të profilizuar dhe mjeshtëri
gjuhësore për këshilluesit me prejardhje refugjati ose të
të tjerëve. Këto vendosje janë të mbështetura
me mbikqyrje të rregullta dhe mundësi për kurse kualifikimi
të mëtejshme.
Qëllimet
Qëllimi ynë kryesor është që t’i japim mundësi refugjatëve dhe azil kërkuesve për të patur një këshillim dhe shërbim psikotherapie të saktë kulturor dhe gjuhësor.
Për cilët?
Shërbimi ynë është falas për refugjatet, duke përfshirë këtu azil kërkuesit dhe njerëzit në mërgim të cilët kanë një moshë 18 vjeç e sipër dhe që janë banorë në një nga lagjet e Londrës. Megjithatë, ne nuk përjashtojmë as refugjatët apo azil kërkuesit të cilët vijnë prej lagjeve të jashtëme të Londrës. Në varësi të rrethanave, klienteve mund t’u jepet ndihmë edhe duke u paguar shpenzimet e udhëtimit.
Shërbimet që ne ofrojmë
• Mapesbury Clinic siguron një këshillim dhe shërbim psikoterapie të kompletuar multikuturor dhe shumëgjuhesor në Arabik (Afrika e Veriut, Lindja e Mesme, si edhe të gjithë dialektet), Frengjisht, Persisht, Spanjisht, Boshnjake, Tamil, Serbokroatisht, Kurdisht, Shqip, Somalisht, Turqisht dhe Anglisht.
Shumëllojshmeria dhe numuri i gjuhëve të ndryshme që
ofron Klinika ndryshon dhe rritet kohë mbas kohe.
Ju lutemi kërkoni më shumë informacion.
• Ne gjithashtu ofrojmë edhe një shërbim avokature/këshillimi dhe informacioni për klientët e Klinikës në çështje të tilla si emigracioni, përfitimet e mirëqënies, strehimi, dhe mbështetje financiare për azil. Ne gjithashtu mund të referojmë klientët për këshilla dhe përfaqësime më të specializuara për çështjet e lartpërmenduara si edhe për çështje të tjera.
• Lidhje me organizatat e tjera që të sigurojmë mundësi për shërbime të tjera të dobishme për klientët.
Bërja e një referimi
• Individualet mund të bëjnë një vetë referim, të marrin një referim prej doktorrit të tyre (GP-së), ose prej shërbimeve të tjera prefesionale sociale apo ato të shëndetit. Klinika gjithashtu pranon edhe referimet e bëra prej organizatave të ndryshme vullnetare dhe komunitare. Format e referimit mund të sigurohen prej vetë Klinikës, duke u shkarkuar nga websajti ynë. Ne pranojmë edhe referime të tjera të mirë përgatitura.
• Nëse merret një referim i tillë atëhere ai do të pranohet. Mund të ketë një kohë pritje deri në tre muaj përpara se sa të caktohet një takim vlerësimi.
• Vlerësimi do të na japë mundësi ne që të ndërtojmë një këshillim ose shërbim psikoterapie sa më të sakte që të jetëe mundur. Nëse këshillimi nuk është ai i duhuri, atëhere si klienti ashtu edhe referuesi i tij do të informohen me shkrim.
Ndjekja e nje vleresimi
• Këshillimi ose psikoterapia do të ofrohet sapo që të jetë e mundur një vend i lirë. Deri atehëre, personat do të vihen në një listë pritjeje dhe do t’u njoftohet se përsa kohë mund të zgjasë kjo pritje.
• Klientët gjithashtu mund të përdorin shërbimet e advokacisë/këshillimit dhe të informacionit të Klinikes nëse ata do të kenë nevojë për ndihmë dhe këshilla në gjërat praktike.
• Këshillimi ofrohet një herë në javë, zakonisht
deri në dymbëdhjetë sesione. Mund të ofrohen edhe këshillimet
ose psikoterapi me një kohezgjatje më të madhe por këto
varen nga rrethana të caktuara.
Çfarë nuk ofrojme ne
• Mapesbury Clinic nuk është një sherbim urgjence:
klientët mund të shikohen/priten vetëm me anë të
një takimi.
• Shërbimi është i papërshtashem për pacientët
me probleme psikiatrike kronike apo kritike ose me probleme alkoli apo droge.
Njerëzit me probleme të tilla do të referohen, aty ku është
e mundëshme, tek shërbime të tjera të specializuara
për një mbeshtetje sa më efektive.
Konfidencialitet
Çdo informacion ose shënim i mbajtur nga punonjësit e Klinikes do të mbahet rreptësisht konfidencial prej të afërmëve, shokëve apo çdo person tjetër. Përmbajtja e tyre mund të jepet vetëm atëhere kur vetë klienti jep një autorizim me shkrim. Përjashtime të veçanta të konfidencialitetit do t’i spjegohen klientit në fillim të këshillimit.
Orari i shërbimit
Referimet:
Personeli ofron shërbime ditën e Martë deri të Premte
nga ora 10.00 deri në orën 17.30 dhe të Shtunave nga ora
10.00 deri në orën 14.00
Këshillimet:
Shërbimet mund të bëhen edhe jashtë orëve të
punës. Ndërtesa e Klinikës ka hyrje edhe për ata persona
që përdorin karroca/karrige me rrota.
Interesime/pyetje:
Për çdo informacion ose pyetje të tjera telefononi Klinikën
në numurin 020 7644 6250 ose vizitoni websajtin tonë:
www.mapesburyclinic.org.uk
Ku ndodhemi ne?
Stacioni më i afërt i Metrosë: Queen’s Park (Bakerloo
Line)
Stacioni më i afërt i Trenit: Brondesbury Park & Queen’s
Park (Silverlink Line)
Autobuza: 6, 36, 187, 206, 316
Në Qendër nuk ka vend parkimi.
Në afersi ndodhet një vend parkimi i kufizuar.
Klinika e Mapesbury
(The Mapesbury Clinic)
20 Lonsdale Road Quee’s park London NW6 6RD
Tel: 020 7644 6250
Fax: 020 7644 6241
Email: clinic@minstercentre.org.uk
Website : www.mapesburyclinic.org.uk
Shoqëri bamiresie me numur regjistrimi: 1042052
Kompani e kufizuar me garanti me numur regjistrimi: 2966937.
Download PDF version here